Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 06:10

Elbasan – Gjykata e Rrethit Gjyqsor, Elbasan, dënoi dje me 18 vjet burg shtetasin me inicialet H. K, i cili një vit më parë përdhunoi nën kërcënimin e thikës, të miturin me iniciale B. Ç, në fshatin Dushk të zonës së Belshit.

Burime nga Prokuroria e rrethit thanë se mesditën e djeshme përfundoi seanca gjyqësore ndaj 58 vjeçarit H.K, me banim në fshatin Selvie të komunës Mollas, duke i dhënë këtij të fundit dënimin me 18 vjet burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Prokurori i çështjes, Alfred Shehu, në pretencën e tij kërkoi 18 vjet burg për pedofilin, masë e cila u la në fuqi edhe nga trupi gjykues, i kryesuar nga Artan Gjermeni.