Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:02

Elbasan – Një aksident me pasojë vdekjen e dy shtetasve dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Cerrik-Papër, ne vendin e quatur “Ura e Zezë”.

Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, tha se, “shtetasi Shpend Hysaj, 23 vjeç, me banim ne Belsh, qe drejtonte një autoveture tip Benz, me targa të huaja CF 853 RF, ka humbur kontrollin e mjetit, e si pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi Hysaj si dhe pasagjerja Eriola Kurti, 22 vjeç me banim ne Librazhd. Gjithashtu nga ky aksident janë plagosur rëndë edhe shtetasit, B.Kullolli, 22 vjeç banuese në Berat, Xh.Tosta, 22 vjeç, banuese në Dragostunjë-Librazhd, L.Allani, 23 vjeç, banues në Belsh, E.Hysa, vjeç 25, si edhe O.Shallmi, 23 vjeç, qe në momentin e aksidentit ndodheshin në mjet”.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, konkludoi se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe ka dale prej saj.