Elbasan – Një dele ka lindur dy qëngja binjakë, njëri prej të cilëve me gjymtyrë dhe organe të dubluara, në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për binjakun mashkull, i cili ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të ngjitura ndërsa organet e tjera të dyzyara.
Një nga pjestarët e familjes Gorica, ku ka lindur qingji, i cili merret me mirëmbajtjen e blegtorisë tha se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në zonën e tij por siç cilësoi ai, “e gjitha lidhej me rendimentin e pjellshmërisë së deles e cila lind binjakë dhe sasisë së qumështit që prodhon” (3 litra qumësht në ditë).
Nuk është hera e parë që ndodhin këto çudi në trevën e Elbasanit. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim në Rrase të qytezës së Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.