Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 17:42

Durrës – Shefi i komisariatit të Policisë së Shijakut është vrarë me armë zjarri, pasditen e sotme, gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Katund Sukth, të Durrësit.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes të kërkuarit dhe forcave të policisë.

Mesohet se kryepolici kishte ndalur nje automjet duke e kontrolluar, kur eshte qelluar me arme zjarri automatike, për pasoje është plagosur edhe një e moshuar kalimtare, e cila është në gjendje shume të rëndë në spitalin e Durrësit.

Ndersa polici qe shoqeronte shefin e komisariatit eshte ne gjendje shoku ne spital. Policia ka shkuar ne vendngjarje, qe ndodhet ne Katund- Sukth prane nje kompleksi privat. Forcat e RENEA-s jane aktualisht ne aksion.

Mesohet se policia ka shoqeruar dy persona identiteti i te cileve nuk behet i ditur ndersa aksionet policore po vazhdojne ne te gjithe zonen. Policia ka rrethuar ne nje hark te gjere zonen e banuar dhe kontrollon cdo person dhe mjet. Mesohet se edhe nje vile qe i perket familjes Xhaka policia po ben kontrolle te imtesishme.

Ne zone ka prani shume te larte policore dhe mesohet se ka edhe te tjera shoqerime dhe kontrolle te imtesishme. Thuhet se ne vendngjarje eshte gjetur nje automjet i braktisur. Per shkak se operacioni eshte ne zhvillim e siper ende nuk ka ndonje informacion ne lidhje me kete ngjarje shume te rende.

Adem Tahiraj punonte prej 20 vjetesh ne Policine e Shtetit. Ai ishte kryekomisar dhe drejtonte komisariatin e policise se Shijakut. Ai ishte 49 vjeç, i martuar dhe baba i dy femijëve.

Policia jep versionin zyrtar; identifikohen autorët e vrasjes

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka dalë me një version zyrtar mbi ngjarjen, duke njoftuar se i ka identifikuar autorët e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt.

Sipas burimeve policore zyrtare, identitetet e personave në fjalë mbahen sekret, por nga kontrollet e kryera ata rezultojnë të jenë persona me preçedentë penalë.

Gjithashtu, shtojnë burimet, larg vendit të ngjarjes është gjetur një makinë e braktisur, që dyshohet se u përket pikërisht autorëve të vrasjes së rëndë.

Mësohet ndërkohë se kryekomisar Tahiraj ndodhej në zonën e Katund-Sukthit për të zbatuar një plan masash të Drejtorisë së Policisë së Durrësit, për kapjen e personave të pajisur me armë pa leje.

Nga vendngjarja sapo janë larguar dy prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë që në kërkimin e autorëve janë përfshirë edhe efektivët e RENEA-s.

Vrasja e Tahiraj, i dyshuar shtetasi Ilir Xhakja

Personi i dyshuar si autor i vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt është shtetasi Ilir Xhakja, person me preçedent të shumtë penalë dhe i mirënjohur për forcat e policisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore jozyrtare, të cilat sqarojnë se Xhakja po udhëtonte me një makinë pa targa kur kryekomisari Tahiraj tentoi ta ndalonte.

Trupi i Tahirajt, i cili shoqërohej vetëm nga një inspektor dhe shoferi i tij, është gjetur pesë metra larg automjetit të tij, ku ishte ngritur dhe postoblloku.

Anomalia e kësaj ngjarjeje konsiston në faktin se, kur kryekomisari po zbatonte një plan masash për kapjen e të kërkuarve dhe personave të armatosur, kishte vetëm një inspektor si mbështetje, pasi shoferi nuk llogaritet.

Në raste të tilla, postoblloqet policore ngrihen me trupa të shumta policore, të armatosura dhe postoblloku paralajmërohet me tabela udhëzuese.

Ndërkohë, një tjetër informacion i ardhur nga Katund-Sukthi tregon se në këtë zonë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, duke vështirësuar, në mos bllokuar, operacionin e efektivëve të RENEA-s për kapjen e të kërkuarve.

Braçe: Krimi po kalon çdo cak

Deputeti socialist Erjon Brace, përmes rrjetit social Facebook shprehu shqetësimin për ngjarjen e rëndë që pati një viktimë në radhët e policisë.

“Tahiraj ishte në aksion për të arrestuar një person të shumëkërkuar. Aksioni po kryhej në zonën më kriminale, por edhe më të pashqetësuarën nga policia, zonën e Shijakut dhe fshatrat përreth”, thotë Braçe. (LajmeShqip.com)