Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 08:41

Vlorë- Një person është ekzekutuar me armë pak pas mesnate në Vlorë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar viktima është shtetasi Agron Çela, 40 vjeç, i vrarë në lagjen ‘Albano’, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes, raporton Ballkanweb.

Po sipas të njëjtave burime, mësohet se në lidhje me ngjarjen kanë nisur tashmë hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes si dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë krim.