Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 10:15

Tiranë – Një sasi lënde plasëse shpërtheu në të gdhirë të ditës së sotme në banesën e zv/drejtorit të policisë së Tiranës,  Dorian Muça.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 2:00, në banesën e oficerit të policisë Muça,  në katin e pestë të një pallati pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.

Nga të dhënat paraprake në vendin e ngjarjes, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar,  vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, por mendohet se atentati lidhet me detyrën e zyrtarit të Policisë së Tiranës.

Një grup hetimor, i ngritur menjëherë pas ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.