Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 14:40

Prishtinë- Para pak çastesh ka përfunduar seanca e radhës ndaj Limaj dhe të tjerëve në rastin “Kleçka. Gjatë seancës sot ka dëshmuar arkeologia e forenzikës, Sesili Croper, e cila tha para trupit Gjykues se në 2010’ën, në zonën e Kleçkës, janë gjetur trupa të pajetë nëdy varreza masive.
“Atëherë kemi gjetur dy varreza, në njërën pesë mbetje mortore në tjetrën dy”, tha ajo para trupit gjykues.
Gjatë seancës ajo tha se ka qenëe përshirë në dy ekshumime në zonën e Kleçkës nga të cilat ka prodhuar dy raporte, njëri në vitin 2009 dhe tjetri në vitin 2010.
Ajo thotë se gjatë vitit 2009 nuk ka mundur të gjejnë asnjë mbetje mortore por që në vitin 2010 me kërkesë të prokurorit Mauricio Salustro, janë detyruat të kthehen sërish në të njëjtin vend ku edhe kanë gjetur trupat e pajetë.
Raportet e Croper janë vënë vënë në mëdyshje nga mbrojtja e të pandehurve.
Avokatët gjatë gjithë kohës kanë pyetur dëshmitaren Croper, nëse ka vërejtur ndonjë ndryshim tek dheu i vitit 2009 dhe atij 2010, duke ngritur dyshime se trupat mund të jenë varrosur pas gjurmimeve të para në 2009’ën.
“Ne nuk kemi gjetur asgjë që të mendohet se aty ka pasur ndërhyrje, e në rast se do të kishte do të ndërhyrje menjëherë pas varrojë do të ishte e vështirë që kjo të vërtetohej”, ishte përgjigja e Croper drejtuar avokatëve.
Ajo po ashtu u pyet nga avokatët se a është siguruar zona në të cilën janë gjetur trupat gjatë atyre viteve.
Por për këtë ajo tha se nuk është në dijeni, megjithëse pohoi se trupat janë gjetur në të njëjtin vend dhe të njëjtin zonë të cilën e kanë gjurmuar në 2009’ën.
Fatmir Limaj ndërkaq e ka pyetur dëshmitaren se a kanë qenë ekspertët e njëjtë me të , në dy periudhat kohore.
“Po ën të dyja rastet ka qenë e Krasmir Nikolo, ekspert bullgar i cili ka ndihmuar në ekshumim”, ishte përgjigja e saj dhënë Limajt.
Dëshmitarja tha se në 2009 kanë qenë vetëm dy persona të cilët kanë gropuar me duar, por nuk i dha emrat e tyre. Derisa në vitin 2010 pasi ka marrë urdhër nga Prokurori ata kanë shkuar me një ekskavatorë dhe kanë gërmuar me thellë. Ajo thotë se në vitin 2009 Prokurori Salustro nuk ka marrë pjesë në varrosjen derisa në 2010’ën ka qenë i pranishëm.
“Megjithëse ai ka ardhur një ditë pasi që janë gjetur trupat”, tha Croper.
Ajo ka dhënë gjithashtu detaje se si janë gjetur ata trupa.
Sipas saj, të gjithë trupat kanë qenë të vendosur një mbi një dhe nuk ka pasur dhe mes tyre, këmbët e turopit të parë që është gjetur lartë kanë qenë afër këmbëve të trupit të katërt.
Në atë gropë, sipas Croper,është gjetur një mjet i metalit për të cilin dëshmitarja nuk dha detaje shtesë se çka ka mundur të jetë.
Limaj gjatë seancës ka hedhur akuza ndaj Prokurorit duke thënë se aiduket sikur ë jetë edhe Prokuror edhe Gjykatës.
“Kur don bon pyetje, pa u ndërprerë nga askush, ju lutem zbatojeni rregulloren”, ka thënë Limaj.
Kryetari i Trupit gjykues, gjatë kësaj seance ka shtjelluar edhe disa çështje teknike, në mesin e të cilave edhe raportin e tre psikiatërve që kanë bërë analizën e dokumentacionit mjekësor të të ndjerit Agim Zogaj.
Gjatë seancës do të vendoset nëse ata do të ftohen për të dëshmuar para trupit gjykues për të gjitha analizat të cilat i kanë kryer./Express/Lajmeshqip/