Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 11:23

Ekspertët shqiptarë që analizuan videon Meta-Prifti kanë arritur në një konkluzion surprizë sipas së cilës video nuk është origjinale dhe nuk është regjistruar nga ora e murit që ish-ministri Dritan Prifti, pretendon se e ka patur në zyrë.

Sipas ekspertëve video ka shumë zhurmë dhe si e tillë nëse ajo pastrohet bashkë me të pastrohen edhe fjalët.

Madje sipas tyre video ka shumë zhurmë dhe kjo e bën videon të pakuptueshme dhe si rrjedhim, përgjimi është i pavlefshëm. Ekspertët thonë se e kanë të pamundur të dalin në përfundimin se është zëri i Ilir Metës ai që flet në video.

Video Meta-Prifti e transmetuar 1 vit më parë në emisionin investigative “Fiks Fare” e fajësonte ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta për korrupsion, akuzë për të cilën ai dha dorëheqjen nga detyrat e tij zyrtare.