Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 18:03

Prishtinë – Portali LajmeShqip.com, e boton ekskluzivisht dokumentin e aktakuzës dhe urdhërin për fletarrest, të ngitur ndaj Shpresim Ukës, më 23 qershor 2011 nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Viktor Hugo Pardal, që është gjykatës penal i EULEX-it, në nivele të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Sipas aktakzuës dhe urdhëarrestit, Shpresim Uka, i lindur në Beograd, akuzohet për pjesëmarrje në një vrasje të rëndë, atë të Ibush Kllokoqit, dhe pjesëmarrje në dy vrasje në tentativë, t ëcilat kanë ndodhur midis viteve 1999/2000.

Gjykatësi i EULEX-i ka urdhëruar gjithashtu arrestimin e Sadik Abazit, Driton Hajdarit dhe Shaban Sylës, për pjesëmarrje në krimet e apostrofuara në rastin Bllaca. Që të katërtit, ashtu siç ka raportuar Portali LajmeShqip.com, janë arrestuar sot dhe janë në dispozicion të drejtësisë. (LajmeShqip.com)