Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 09:50

Tiranë – Florian Shefqet Nasufi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në dhjetor të 2002-it nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, falë bashkëpunimit me Interpol-Romën, është ekstraduar sot nga Italia në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, bëri të ditur se “si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën, gjatë marsit 2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Florian Nasufit”.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera dhe shqyrtimi gjyqësor  rezulton se 31 vjeçari Nasufi në bashkëpunim me të tjerë, në shtator 1999, ka tentuar të përdhunojë dhe të shfrytëzojë për prostitucion një shtetase të mitur, ku u dënua  me 14 vjet burg.

Ndërkaq, gjatë mbërritjes së tij, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.