Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 12:14

Prshtinë – Edita Tahiri, shefe e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, e ka akuzuar drejtpërdrejt Borisllav Stefanoviqin, shefi i delegacionit serb të bisedimeve, për djegien e pikës kufitare në Jarinjë.

Sipas saj, mbase do të kërkohet largimi i tij nga bisedimet. Por, ka thënë Edita Tahiri, “Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse zyrtarisht do të kërkojë këtë nga BE-ja”.