Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 12:21

Prishtinë – Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq kanë mjaft tema në tavolinë të bisedimeve, në Bruksel, në fillim të shatotori. Pikat kufitare 1 dhe 31 dhe mënyra e funksionimit të tyre, pritet të jetë temë diskutimi në takimin e parë të radhës.

Bëhet e ditur se me ndërmjetësimin e vazhdueshëm të ndërmjetësit Robert Cooper, Tahiri dhe Stefanoviq janë duke u bërë gati për takimin e radhës, që do të mbahet më 5 shtator.

Ndërkohë në veri të Kosovës, ende nuk është vendosur rendi dhe kontrabanda po zhvillohet me të madhe, kanë bërë të ditur burime të portalit LajmeShqip.com, kurse barrikada në Rudare është gdhirë si më parë edhe në ditën e sotme. (LajmeShqip.com)