Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 08:53

 

Tiranë – Kryetari i PS-së, Edi Rama, priti dje në një takim në selinë e PS-së, ministrin e Bashkëpunimit Ekonomik të Gjermanisë, Dirk Niebel.

Zyra e shtypit e PS-së bëri të ditur se në takim u fol për situatën politike në Shqipëri, për sfidat që shoqërojnë vendin në rrugën drejt integrimit europian, për ndihmën dhe asistencën e Gjermanisë si një ndër partnerët kryesor në rrugën e zhvillimit dhe demokratizimit.
Kryetari i PS, Edi Rama, falenderoi qeverinë gjermane për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e zhvillimit dhe e konsideroi të domosdoshëm intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.      
Gjithashtu Rama bëri një ekspoze të situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke bërë të njohur qëndrimin e PS në lidhje me situatën aktuale. 
Ministri Niebel, nga ana e tij shprehu interes mbi pikëpamjet e opozitës për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit, si dhe hapat që duhet të ndjekë Shqipëria në rrugën e zhvillimit europian.