Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 11:20

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndodhet për një vizitë dy ditore në shtetin fqinj, Maqedoni.

Sipas njoftimit për shtyp, takimin e parë gjatë ditës së djeshme Rama e zhvilloi me Kryetarin e LSDM, Branko Cervenkovski. Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni përsa i takon integrimit evropian dhe mundësive për të përshpejtuar këto procese.

Një çështje tjetër me rëndësi në takimin e Edi Ramës dhe Cervenkovskit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendimi, kur pohuan se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të një niveli që konsiderohet i mirë, por që sigurisht thellimi i mëtejshëm i tyre është një mundësi e vazhdueshme.