Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 14:00

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama ka mbledhur mesditën e së martës tryezën e partive aleate, për të diskutuar mbi hapat që do të ndërmarrë opozita me fillimin e sesionit të ri parlamentar.

Një ditë pas kthimit në Kuvend të deputetëve të majtë, krerët e partive opozitare pas këtij takimi me dyer të mbyllura, pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët lidhur me aksionin politik që partitë e majta do të përvijojnë në ditët në vijim.

Të pranishëm në takimin me kryetarin Rama janë kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetari i PSV ’91, Petro Koçi, ndërsa mungojnë disa nga krerët e partive të njohura të së majtës si kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi apo kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.