Prishtinë – Për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, 9 maji përveç që festohet, prapë është një ditë e zakonshme pune, ndryshe nga shtetet evropiane, institucionet e Kosovës vendosen që të mos punojnë.
Duket, që fëmijët ishin ata që më së shumti iu gëzuan kësaj dite, pasi që edhe shkollat përe këtë festë kishin pushim.
Përfaqësues të ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë, organizuan aktivitete të ndryshme për fëmijë kosovarë, me qëllim që ta ndjejnë ngrohtësinë e Bashkimit Evropian.
Nga ana tjeëtër, qytetarët pranojnë se ndihen të izoluar, ndonësë e presin me optimizëm anëtarësimin në BE.
Njohës të proceseseve të integrimeve, vlerësojnë që nuk është bërë mjaftushëm për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Petrit Zogaj, nga Lëvizja FOL, thotë se është e papranueshme të mos punohet në këtë ditë, marrë parasysh që edhe vet shtetet e këtij institucioni punojnë.
Sipas tij, institucioneve të Kosovës, u duhet punë dhe kohë e gjatë, që të marrin udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Kosova mbetet vendi me i izoluar ne Ballkan, duke mos u integruar ne procesin e liberalizimit te vizave. Duke mos pasur te drejten e udhetimit, shkollimit, te drejten e punes ne shtetet te cilat jane pjese e BE-se.
Qytetarët e parnuan se Kosova është vendi më i izoluar në rajon, megjithatë optimist, se brenda një periudhe jo të gjatë, ky process do të realizohet.