Lajme Shqip Wednesday, 23 October 2013 17:30

Prishtinë, – Me kërkesën e prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që t’u vazhdohet  paraburgimi edhe për 1 muaj Sylejman Selimit, ish komandant i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, dhe  6 ish – bashkëluftëtarëve të tij. Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Tomë Gashi avokat i Sylejman Selimit.

“Me një vendim jo të drejtë, të paligjshëm dhe nën ndikimin direkt të Prokurorisë EULEX-it, sot përsëri Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vazhduar paraburgimin edhe për 1 muaj (deri më 23.11.2013) për ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin dhe 6 bashkëluftëtarët e tij.
Gjykata me këtë vendim ka vlerësuar se kinse ende ekziston rreziku i ikjes se z S. Selimi dhe të tjerëve ,dhe se kinse ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë. Më duhet të përsërisë se një vendim i këtillë është skandaloz, i pa ligjshëm, i pa drejtë dhe në një masë  të madhe – fyes”, tha avokati Gashi 
“Të pretendohet se S. Selimi dhe bashkëluftëtarë e tij të cilët  kanë dhënë gjithçka duke luftuar për çlirimin e Kosovës se 14 vjet pas luftës do të ikin nga Kosova për te mos u përballur me shpifje të njerëzve te shantazhuar dhe të blerë nga EULEK-si për të siguruar një jetë më të mirë jashtë Kosove, më së paku është krim ndaj drejtësisë dhe fyerje e të gjithë luftëtarëve që luftuan,  të udhëhequr nga S. Selimi si komandant i tyre. Ne do te ankohemi dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi juridike që kjo padrejtësi dhe nënçmim i luftëtarëve të UÇK-së të ndërpritet, tha Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit./koha/