Lajme Shqip Thursday, 13 June 2013 10:23

Prishtinë -(E plotësuar) Te dyshuar per krime lufte jane edhe Fadil Demaku, deputet i PDK’se dhe vellai i tij, Nexhat Demaku, Kryetar i Komunes se Drenasit.

Lajmi është konfirmuar per Express nga deputeti Demaku i cili thotë se sot është paraqitur para prokurorit ashtu siç i ësht kërkuar.

“Po është e vërtetë, sot në orën 10:00 jam marrë në pyetje nga prokuroria. Pyetjet kanë qenë kryesisht për Grupin e Drenicës”, ka thënë Demaku.

E bashkë me të dhe vëllanë në pyetje janë marrë edhe pesë persona të tjerë për të cilët Demaku thotë se nuk mund të flasë se kush janë.

“Mund edhe të gaboj, por e di saktë se dy prej tyre nuk kanë qenë fare ushtarë në kohën e luftës”, tha ai.

Dy vëllezërit Demaku tashmë janë liruar.

“Dhe nuk na kanë thënë se çfarë do të bëhet më tej”, sqaron ai.

Ndryshe, nder te arrestuarit e pare te Grupit te Drenices jane edhe dy vellezerit tjere te Fadilit dhe Nexhatit: Jahir dhe Zeqir Demaku, te cilet aktualisht gjenden ne paraburgim nen dyshime per krime lufte.

Gazeta Express ka mesuar se nder te dyshuarit eshte edhe Kolonel Ilaz Derguti.

 

Edhe gjashtë ish ushtarë të UÇK-së para drejtësisë

 

 Misioni europian për rend dhe ligj, EULEX, do t’i nxjerrë sot para prokurorit edhe gjashtë ish-ushtarë të UÇK-së nën dyshime për krime lufte. Burime të Gazetes Express, brenda misionit europian, kanë thënë se të gjithë të dyshuarit janë lajmëruar dje për procesin hetimor që po zhvillohet ndaj tyre.

”Ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në disa akte kriminale gjatë luftës. Që të gjithë duhet të lajmërohen nesër tek prokurori, në të kundërtën merren me forcë. Po gjate ditës, ata do të dalin para një gjykatësi, i cili do të vendos në lidhje me procedurat e mëtejshme”, ka thënë një burimi i Expressit, në kushte anonimiteti.

Emrat e të dyshuarve nuk dihen, por sipas burimeve, ata kanë mbajtur funksione të rëndësishme në zonat ku kanë operuar.