Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 19:20

BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule ka përshëndetur planin e veprimit të vendit tonë për integrim, i cili iu dorëzua dy ditë më parë Drejtorit për Zgjerim në KE Stefano Sannino nga kryeministri Sali Berisha. 

Në një mesazh në Twitter, Fyle shprehet “Përgëzoj Shqipërinë për miratimin e Planit të Aksionit, një përpjekje kjo e përbashkët e qeverisë dhe opozitës”. 

Drejtori i zgjerimit në KE e konsideroi planin e veprimit si një dokument serioz, ndërsa vlerësoi gjithëpërfshirjen politike në hartimin e tij. Ai nënvizoi edhe njëherë rekomandimin e komisionerit Fyle, se integrimi për shqiptarët duhet të kthehet në axhendë kombëtare. 

Sannino këshilloi të përfundohet procesi për reformën zgjedhore në javët në vijim, si një garanci për zgjedhje të mira në Shqipëri.  Sipas Saninnos, shtyllë kryesore në luftën kundër korrupsionit, mbetet heqja e imunitetit. “Ne si BE do presim një marrëveshje për të hequr imunitetin”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha theksoi se “ky plan veprimi ka mundin, djersën punën e përbashkët të mazhorancës, opozitës dhe shoqërisë civile. Shefi i qeverisë siguroi zotin Sannino për angazhimin e plotë të mazhorancën, për të çuar  përpara reformat për integrimin.