Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 09:13

Tiranë – Në të gjithë tempujt e kishave ortodokse dhe katolike në botë sot shënohet E premtja e madhe, Dita e vuajtjeve dhe e vdekjes së Jezu Krishtit.

E premtja e madhe, përkundër shënimit të zakonshëm të festave fetare në botë, liturgjive dhe bartjes së të ashtuquajturës viktima e pagjakosur festohet me lexim të fragmenteve nga ungjilli nga pjesa që e përshkruan javën e vuajtjeve të birit të Zotit.

Sipas rrëfimeve, Jezu Krishti ka vdekur në kryq në “orën e gjashtë të ditës, ndërsa perdja në tempullin e Jerusalemit po në atë orë është përgjysmuar, dielli është errësuar, ndërsa të vdekurit janë çuar nga varret”.

Lajmin për ringjalljen të shtunën në mesnatë do ta publikojnë priftërinjtë në meshat në të gjitha kishat dhe manastiret.