Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 10:42

Tiranë – Dita e sotme shënon 2-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Shqipëria mori ftesën në vitin 2008 dhe një vit më pas, pikërisht më 1 prill të 2009, dorëzoi dokumentet për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut Verior dhe më 4 prill u shpall vend anëtar me të drejta të plota.

Anëtarësimi në NATO u pa si fillimi i një epoke të re për vendin dhe qeveria shqiptare organizoi një sërë festimesh për këtë ngjarje të rëndësishme.