Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 12:23

Pronari i kompanisë “Mabetex” dhe njëherit kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka publikuar një postim ne faqën e tij të rrjetit social, Facebook, ku njofton dhe njëherit ndihet krenar që një medium amerikan ka përzgjedhur 10 pallatet më të bukura Presidenciale në botë, ku dy nga to i ka ndërtuar kompania e tij.

“Dje një medium amerikan ka përzgjedhur 10 pallatet më të bukura Presidenciale në botë. Për mua si autor i dy nga këto pallate Presidenciale është një krenari e madhe, por edhe për popullin tim e cila sot mundet me u krenu me këto vepra që shqiptaret ndërtuan. Faleminderit”, ka shkruar Pacolli.