Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 16:28

Tiranë – Një takim, i cili nuk dihet nga kush është kërkuar, është zhvlluar të hënën në selinë e PS-së, në Tiranë, midis dy ambasadorëve, atij të Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe atij të OSBE-se Eugen Wolfarth, me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Takimi ka ndodhur në një moment kur Partia Demokratike e Berishës i ka adresuar një kërkesë partisë së Ramës, për pjesëmarrje në reformimin e Kodit Elektoral, por në të cilën nuk ka marrë përgjigje ende.

Reformimi i Kodit Zgjedhir është sygjerimi parësor i ndërkombëtarëve, menjëherë pas 8 majit, kur votat e gabuara në Tiranë thelluan krizën politike në vend, nismë për të cilën ata kërkuan fillimin e dialogut.

Por, nga selia rozë është vënë kushti i pranimit të vjedhjes së zgjedhjeve në kryeqytet dhe, më pas, PS-ja do të ulet në tryezën e bisedimeve me demokratët për rregullimet ligjore.
Takimi gjithashtu mbahet një ditë përpara bisedimeve Shqipëri-BE, ku do të hidhen piketat se cili do të jetë opinioni i Brukselit në nëntor për statusin e kandidatit, për të cilin është qartësuar tashmë se dialogu politik në vend është kriter thelbësor.