Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 13:50

Durrës – Një vrasje ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit, pranë godinës së tatim- taksave të qytetit bregdetar.

Nga policia që ka shkuar menjëherë në vendngjarje është bërë e ditur se viktima është një 35-vjeçar nga Tirana, Gentian Gashi, njeri i njohur me preçedencë penale.

Ndërkohë, burimet policore bënë të ditur se autori i vrasjes mendohet të jetë një i ri rreth 30 vjeç, i cili ka qëlluar me një pistoletë me silenciator.

#####

Durrës – Një vrasje ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.3 të qytetit të Durrësit, pranë godinës së tatim- taksave të qytetit bregdetar.

Nga policia, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ende nuk jepen detaje për identitetin e viktimës dhe motivet e ngjarjes, por dyshohet se është një atentat i kryer me pistoletë.