Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 15:51

Tiranë – Një shtetas maqedonas u ndalua sot në Portin e Durresit me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se në portin e Durrësit u ndalua shtetasi në kërkim Mefail Jakupi, 31 vjeç, nga Maqedonia.

Ndalimi i tij u bë pasi ai është dënuar nga organet e drejtësisë maqedonase me dy vjet burg për veprën penale “krime të ndryshme për shëndetin e njerëzve dhe kundër pronës”, të kryer në vitin 2006.

Ndalimi i 31-vjeçarit Jakupi u krye nga strukturat e policisë kufitare të Durrësit pas verifikimit të bërë nga sistemi TIMS.