Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 10:21

Durrës – Dy persona janë gjendur të vdekur në Durrës dhe në fshatrat e Krujës, ndërsa në të dy rastet policia dhe prokuroria po heton lidhur me rrethanat e ngjarjeve.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit bënë të ditur se 51-vjeçari Agron Guri u gjet i vdekur natën e kaluar në shkallët e pallatit ku banonte në lagjen 8 të qytetit bregdetar.

Sipas hetimeve të para, Guri njihej si person që konsumonte sasi të mëdha alkoli, çka mund të jetë bërë shkak i vdekjes.

Dje në orët e para të ditës në fshatin Mallkuç të komunës së Bubqit (Krujë), në oborrin e familjes Muça, është gjendur i varur në litar 60-vjeçari Pjetër Muça.

Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për një vetvarje, por njëlloj si në rastin e 51-vjeçarit Guri në Durrës, hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes-përfunduan burimet e policisë së qarkut.