Lajme Shqip Saturday, 19 April 2014 17:12

Një person është hedhur nga trageti i linjës Bari- Durrës, rreth 12 milje larg portit të Durrësit në ujërat shqiptare. Nga dyshimet e para thuhet se personi i cili ka kryer një akt të tillë mendohet të jetë një shtetas rus i seksit mashkull. Ky lajm konfirmohet nga kapiteneria e Durrësit, ndërsa thuhet se shtetasi i cili është hedhur në det udhëtonte me tragetin i cili ishte drejtuar për në Shqipëri.

Nuk dihet ende fati i tij ndërsa bëhet e ditur se trageti ka ndaluar në det dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e udhëtarit, ndërsa këtij operacioni i është bashkuar edhe roja bregdetare.