Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 15:45

Durrës – Forcat e policisë së Durrësit kanë intensifikuar kontrollet për armëmbajtje pa leje dhe vetëm gjatë muajit tetor kanë bllokuar 11 armë, që mbaheshin kryesisht në automjetet e personave të ndaluar më pas.

Burime zyrtare nga drejoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se kontrollet janë organizuar në bashkëpunim me Policinë rrugore, në disa prej akseve rrugore në qytet dhe në periferi të tij. Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar 8 armë zjarri pistoletë dhe automatik, me 38 fishekë gjithsej, 2 armë gjahu me 8 fishekë si dhe një armë e ftohtë thikë.

Poseduesit e këtyre armëve, kryesisht të rinj, janë proceduar penalisht për mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake, armëve të gjahut, sportive dhe të ftohta.