Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 16:00

Durrës – Katër subjekte tregtare janë bllokuar sot paradite në Durrës gjatë një kontrolli të ushtruar për kuponat tatimorë nga Inspektoriati përkatës. Dy nga bar-restorantët ndodhen në rrugën Tregtare, ndërsa dy të tjerat përkatësisht në zonën e Mauzoleut dhe në rrugën e Currilave.

Drejtori i drejtorisë rajonale të tatim-taksave, Shkëlqim Fortuzi, tha se katër bar-restorantet që ndodhen në zonat më të populluara të qytetit kishin patur mangësi edhe gjatë kontrolleve të mëparshme dhe në zbatim të legjislacionit ishin penalizuar më shuma nga 200 mijë lekëe deri në bllokim 6-mujor të veprimtarisë.

Këto subjekte nuk kanë lëshuar kuponat tatimorë dhe kjo është aryeja e bllokimit përfundimtar të tyre, tha Fortuzi. Sipas tij, institucioni që ai drejton është i vendosur të zbatojë ligjin për proçedurat tatimore.