Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 08:05

Durrës – Sot në portin detar të Durrësit pritet të mbërrijë anija-shkollë ushtarake rumune “Mircea”, e cila do të zhvillojë një vizitë miqësore 3-ditore në Shqipëri.

Burime nga komanda e Forcës sonë detare, bënë të ditur se anija “Mircea” po zhvillon një tur miqësor në portet e Mesdheut. Në kuadër të një programi të hartuar në bashkëpunim me forcat tona detare, drejtuesit dhe marinarët e kësaj anije do të zhvillojne një sërë vizitash njohëse në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës, ndërsa janë programuar edhe takime sportive miqësore.

Anija – shkollë e Flotës ushtarake rumune është ndërtuar në vitin 1939 në kantierin e Hamburgut (Gjermani). Ajo ka një gjatësi prej 44 metra dhe që nga ndërtimi i saj ka zhviluar 28 lundrime të gjata me karakter mësimor si dhe ka marrë pjesë në festimet e 200-vjetorit të Pavarësisë të SHBA.