Lajme Shqip Monday, 13 May 2013 10:59

 

 

 

 

Janë bërë dy vjet prej se është arritur marrëveshja ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të opozitës së LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për reformimin e sistemit zgjedhor, ndërsa përveç frazave politike, asnjë hap nuk është ecur përpara.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen ndërmjet periudhës 15 shtator – 15 nëntor, ndërsa mundësitë që deri atëherë të miratohet ligji i ri duken të pamundura. Zëri shkruan se për këtë tregojnë vetë anëtarët e ish-komisionit për reformë zgjedhore.

 

Ish-kryesuesi i këtij komisioni, Haki Demolli, nga radhët e LDK-së, bën të ditur se ka një pajtueshmëri mes partive politike që të shkohet me ligj të vjetër. “Besoj se në tubimet joformale, lidhur me zgjedhjet lokale, partitë politike janë pajtuar unanimisht që të shkohet me ligjin e vjetër”, u shpreh ai.

 

Ndërkohë që para një muaji zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli tha se “në zgjedhjet lokale do të shkohet me ligj të ri”. Ndërsa tash Pacolli bashkë me udhëheqësit e partive tjera “nuk po bëjnë zë”.