Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 16:23

Thirrja e Kryetrit të Serbisë, Boris Tadiç, serbëve të Kosovës për ti larguar barikadat është vetëm një farsë, kanë thënë burim të portalit. 

Tadiç një thirrje të tillë e ka bërë vetëm për konsumim ndërkombetar ndërsa që në terren ka dërguar emisarët e tij me porosinë e qartë që të mos i largojnë barikadat dhe të qendrojë tek ato.

Në takimin që të premtën kanë mbajtuar të ashtuquajturit lidër politik të veriut të Kosovës, Kryeshefi i Qarkut të MItrovicës Radenko Nedelkoviq dhe të ashtuquajturit kryetar i Leposaviqit Barnko Niniq që këta të dy janë të partisë së Tadiçit, ai i Zubin Potokut dhe Mitrovicës Sllavisha Ristiç dhe Kërstimir Pantiç të partisë së Koshtunicës si dhe ai i Zvecanit Dragisha Milloviq i partisë së Tomisllav Nikoliçit janë dakorduar që thirrjes të Tadiçit për largimin e barikadave ti themo jo. 

Burimi më tej ka shtuar se të ashtuquajturit krerët e Ministrisë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë të cilën e drejton Tadiqi i kanë sygjeruar serbëve të Kosovës që të mos lejojnë largimin e Barikadave.

Burimi nuk ka dashur të permend emra por ka aluduar se ketë njoftim liderve të veriut ja kanë kumtuar zyratrë të kësaj ministrie. Thirrja e Tadiçit është vetëm për konsumin ndërkombetar, ndërkohë që në teren gjendja duhet të mbetet e njëjtë ka thënë burimi. 

Me barikada në rrugët e veriut zgjedhja politike për serbet në këtë pjesë të Kosovës do të jetë shumë më e favorshme ku do të arrijë deri tek një autonomi e nivelit të gjërë, iu është thënë zyrtarëve  lokale nga zyrtarët e Beogradit.

Takimi në Zubin Potok në mes përsaqësuesve të KFOR-it dhe strukturave paralele 

Mitrovicë – Takimi në Zubin Potok në mesë të përsaqësuesve të KFOR-it dhe strukturave paralele serbe ka përfunduar pa ndonjë rezultat edhe pse në këtë takim forcat e NATOS-së në shenjë të vullnetit të mirë kanë pranuar që të lirojnë për qarkullim rrugën Zubin Potok-Zveçan.

Përfaqësuesit e KFOR-it të prirë nqa komandanti Adolf Konrad  janë takuar të premtën me të ashtuquajturin kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiçin. 

Qëllimi i këtij takimi ka qenë gjetja e një zgjidhej të pranueshme për barikadën në fshtain Jegenicë të cilën në fillim të kësaj jave e ka marrë KFOR-i në një operacion të shpejtë por serbët me këtë rast kanë shtënë me armë zjarri dhe gjësende të forta në drejtim të ushtarëve të NATO-s me ç’rast mbi 10 ushtarë janë lënduar.

Përfaqësuesi i KFOR-it në këtë takim ka kërkuar që KFOR-i të ketë një pikë kontrollin në rrugën Zubin Potok -Zveçani me qëllim të kontrollimit të makinave në kërkim të armëve ndërkohë që në shenjë të vullnetit të mire, KFOR-i do të lejojë qarkullimin në rrugë.

Në anen tjetrë Ristiq ka kërkur nga KFOR-i që të tërhiqet nga Jegenica dhe gjithcka të kthehet si ka qenë më parë.

Ristiq po ashtu nuk ëhstë pajtuar as me vendosjen e një pike të kontrollit nga forcat e NATO-s në rrugë.

Sipas tij serbët lokal me këtë mosgadishmëri që kanë ndiaj KFOR-it nuk do të pranojnë një gjë të tillë sepse instalimi i KFOR-it në këtë rrugë do të thotë edhe instalim i Institucioneve të Kosovës. 

Drews nuk i beson Tadiçit, paralajmëron reagim

Prishtinë – KFOR-i nuk do të tolerojë akte të dhunës ndaj ndaj pjestarëve të vet, është shprehur komandanti i kësaj force, gjenerali Erhard Drews gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Gjatë takimit është biseduar për zhvillimet në veri, ku u kërkua një  angazhim më i madh i institucioneve të vendit për një zgjidhjen e situatës atje.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa gjatë takimit të tij me komandantin e KFOR-it, Erhard Drews tha se duhet të ashpërsohet qëndrimit i vendeve të BE-së,  ndaj politikës së Serbisë që po e ndjek karshi Veriut të Kosovës.

Ai  tha se edhe institucionet e Kosovës duhet të kenë angazhim më serioz në zgjidhjen e situatës atje.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs ka përsëritur edhe në herë qëndrimin  e tij se KFOR-i nuk do të tolerojë përdorim dhune ndaj ushtarëve të saj. Ai tha se dhuna do të kthehet me dhunë.

 “ Në rast të eskalimit të nj situate siç ndodhi të hënën do të përgjigjemi më të njëjtat mjete me të cilat kanosen ushatërt e mi, ndaj atyre që përdorin këto mjete.”-ka deklaruar Drews.

Gjenerali Drevs tha se nuk beson në  deklaratën e  presidentit serb Boris Tadiç, i cili ditë më parë  ka bërë thirrje për largimin e  barrikadave, përderisa nuk sheh veprime konkrete në këtë drejtim.