Lajme Shqip Tuesday, 28 August 2012 16:55

Prishtinë – FSK-ka përparuar dhe është e gatshme të përmbush misionin e saj.

Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, në vizitën e tij lamtumirës në Ministrin e FSK-së, u prit nga Njësia Ceremoniale e FSK-së dhe kuadratet e rreshtuara të FSK-së. Me këtë rast Drews tha se mbi FSK-në bie përgjegjësia kryesore  për të ndërtuar themelet e forta për të ardhmen e Kosovës. Të gjithë ju mbani përgjegjësi të lartë që të ndërtoni themele të forta për të ardhmen e FSK-s . Gjithsesi ju jeni përgjegjës edhe për  të ardhmen e Kosovës, për ardhmërinë  e gjeneratave që do të vijnë.

Ndërkaq Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është e ngritur me një strukturë profesionale dhe standarde të NATO-s si dhe ,do të japë kontribut aktiv në funksion të paqes dhe zhvillimit demokratik të Kosovës. Komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Kadri Kastrati dekoroi gjeneralin Drews më medaljen “Arritje e Dalluar “për kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. (LajmeShqip.com)