Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 11:57

Prishtinë – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti në takim Prokurorin e Shtetit të Republikës së Çekisë, Pavel Zeman.

Ministri Hajredin Kuçi pas takimit tha se ka marrë mbështetje të plotë nga Prokurori Gjeneral i Çekisë në ngritjen e kapaciteteve të vendit tonë në fushën e drejtësisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri kosovar i Drejtësisë tha se shtrirja e rendit dhe ligjit në mbarë Kosovën është e rëndësishme, duke përfshirë edhe veriun. Kuçi tha se Kosova është e gatshme që të nënshkruaj marrëveshje me Çekisë në në fushën e drejtësisë.

Prokurori i Çekisë tha se Çekia do të mbështesë sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke dërguar ekspertët e vet në fushën e sekuestrimit të pasurisë.

Republika e Çekisë në Kosovë ka një prokuror në kuadër të EULEX-it.