Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 11:48

Prishtinë – Pas publikimit të vazhdueshëm nga portali LajmeShqip.com të dosjeve konfidenciale të NATO-s rreth krimit të organizuar në veri të Kosovës dhe protagonistëve të tij, kryesisht politikanë e aktivistë serbë të asaj pjese, mediat në Serbi i kanë dhënë hapësirë dhe e kanë trajtuar temën që, për më shumë se një dekadë, ishte tabu në opinionin e brendshëm serb.

Opinioni serb, që nga paslufta në Kosovë, ka qenë vazhdimisht dhe pandërprerë i shërbyer me dosje dhe dokumente të tjera konfidenciale, bashkë me shumë media ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar raporte, dosje dhe dokumente të UNMIK-ut, NATO-s etj, por që kryesisht kanë rezultuar se burimin e kanë pasur pikërisht në Beograd, te UDB, BIA dhe shërbime të tjera sekrete serbe, të cilat kanë qenë aktivisht të përfshira në ngjarjet e dhunshme dhe kriminale para, gjatë dhe pasluftës së Kosovës.

Së fundmi, dihet botërisht se BIA kishte tentuar të blinte deklarata të rrejshme nga shqitparë të ndryshëm në Kosovë e më gjerë, kinse për të ashtuquajturën “tregti me organe”. Këtë dosje e pati publikuar RTK, me video dhe pamje ekskluzive të inçizimeve dhe përgjimeve të bëra nga Policia e Kosovës dhe shërbimi i tyre. Serbët synonin falsifikimin e apo sajimin e një të vërtete sipas tyre, ndërkohë që NATO ka ofruar fakte për krimin e organizuar në veri, para, gjatë dhe pas luftës.

Një mori mediash serbe, duke filluar nga Radiotelevizioni shtetëror i Serbisë, RTS, pastaj gazetat Danas, Vesti, Standard, Kurir, Naslovi, Blic, Beta dhe B92, e kanë trajtuar gjerësisht këtë temë, përkundër apelit që kishte ardhur nga partia e Vojisllav Koshtunicës, që kjo dosje të mos bëhet temë, së paku në opinionin dhe mediat e Serbisë as në Kosovë as në Serbi.

Pas protagonistit Marko Jakshiq, një politikan tjetër serb i veriut të Kosovës ka reaguar ndaj dosjeve konfidenciale të NATO-s, të publikuara nga Portali LajmeShqip.com, dhe të cituara nga shumë media, në Kosovë, Serbi dhe më gjerë.

Në një storie të posaçme të B92, Milan Ivanoviq është përpjekur t’i demantojë argumentet e dosjes konfidenciale të NATO-s, në të cilën ai përmendet si një prej karaktereve ksenofobike, me rol dhe ndikim të fuqishëm në veri të Kosovës, pas vitit 1999, dhe kontrollues i kontrabandës dhe krimit të organizuar, përmes strukturave të tij të jashtëligjshme.

Reagimet e serbëve pas publikimit të këtyre dosjeve kanë shkuar deri aty sa që i kanë quajtur ekstremistë,

Por, pavarësisht deklarimeve dhe tendencave të disa politikanëve serbë të veriut të Kosovës, për t’i demantuar të dhënat, edhe në këtë rast faktet mbeten më kokëfortat, dhe ato janë të shkruara, e bardhë mbi të zezë, në dosjet voluminoze të NATO-s, të cilat portali LajmeShqip.com, do t’i publikojë në vazhdimësi.

Portali, gjithashtu, ka përmbledhur reagimet e 10 mediave më të rëndësishme në Serbi, që kanë raportuar dhe e kanë trajtuar publikimin e dosjeve të NATO-s.

Radiotelevizioni shtetëror i Serbisë (RTS)
B92, storia (me video)
Vesti dhe Deklarata e Ptkovic
Vesti Online
Naslovi
Danas
Blic
Beta
Kurir
Standard

Për t’i vizituar adresat klikoni mbi emrin e medias.