Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 13:13

Në një intervistë, dhënë njërës prej gazetave të Beogradit, eurodeputetja Doris Pak ka paralajmëruar autoritetet e Beogradit se çdo përpjekje për ta penguar Kosovën në integrimet e saj drejt BE-së, nuk do të lejohet.

“Autoritetet e Serbisë duhet ta kenë të qartë se Kosova një ditë do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian”, ka thënë Doris Pack, kryesuese e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore.

“Asnjë përpjekje që kjo të pengohet, nuk do të lejohet. Dhe për këtë arsye, kjo çështje duhet diskutuar para hyrjes së Serbisë në BE”, është shprehur Doris Pack në një intervistë, të njërës prej gazetave të Beogradit.