Lajme Shqip Friday, 11 January 2013 17:14

Prishtinë –  Policia e Kosovës ka liruar dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hysenin dhe Nora Fetoshin, të cilët i kishte arrestuar gjatë aksionit të kësaj lëvizje duke vënë posterë me fotografinë e ministrit të MPB-së, Bajram Rexhepit me mbishkrimin “Dorëheqja nuk mjafton”.

Lirimin e këtyre aktivistëve e ka konfirmuar për Kosovapress, zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni dhe Nora Fetoshi, gjatë aksionit simbolik “Dorëheqja nuk mjafton”.

Gjatë kohës së arrestimit, aktivistët kanë qenë duke vendosur posterë në të cilët është parodizuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka njoftuar Erzen Vraniqi për Telegrafin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të premten aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë mbushur Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë dhe rrugë të tjera me këto pamflete në të cilat shkruhet “Dorëheqja nuk mjafton”.

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar vazhdimisht ministrin Rexhepi për ushtrim të dhunës gjatë organizimit të protestave dhe aksioneve të ndryshme.(LajmeShqip.com)