Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 08:45

Prishtinë – Gjykata ka pranuar të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të siguruara nga prokurori Maorizio Salustro pas ngritjes së aktakuzës në rastin “Kleçka”. Trupi gjykues nuk e ka miratuar kërkesën e avokatëve mbrojtës që kërkonin që këto dëshmi, të konsideroheshin si prova të papranueshme sepse ishin marrë pas ngritjes së aktakuzës dhe një gjë e tillë është e paligjshme. Kështu nuk ka menduar trupi gjykues prej tre anëtarësh.

Në këtë mënyrë është vendosur që 48 intervistat, duke filluar nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, Azem Syla, Agim Çeku, Kadri Veseli, Bislim Zyrapi, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi etj të pranohen si prova materiale.

Trupi gjykues thotë në vendimin që e ka siguruar portali LajmeShqip.com se intervistat do të përdorën si dëshmi në rastin kundër Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve tjerë të tij. Për arsye të sigurisë, portali nuk do të publikojë 4 listat (Lista A dhe Lista B) me emrat dhe detajet e të gjithë dëshmitarëve të këtij procesi.

Ajo që vlen të theksohet është se shumica prej këtyre dëshmive nuk janë të favorshme për Fatmir Limajn. (LajmeShqip.com)