Lajme Shqip Tuesday, 11 June 2013 14:29

Prishtinë- Në pesë muajt e parë të këtij viti, Dogana e Kosovës, ka realizuar të hyra më pak se që ka planifikuar, edhe pse janë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Këtë e ka pranuar vet drejtori i Doganave, Naim Huruglica, i cili, ndër tjera, ka pohuar se kontrabanda po vazhdon në veri por jo në nivel siç ka qenë më herët.

“Në muajin maj i kemi përfunduar nominalisht me diku 292 milion euro të hyra, që shprehur në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje prej 4.5%. Jemi më pas se ajo që kemi bërë projeksione, por tash po provojmë që të gjejmë fushat pa bërë pengesa serioze në mbarëvajtjen e biznesit të arrijmë që deri në fund të vitit ta përmbushim projeksion që shkon në 8% më shumë se vitin 2012”, ka thënë Huriglica, raporon K.Press.

I pyetur nëse ka ndërruar qasja e kontrabandistëve në veri që nga arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, i ka thënë se aktualisht gjendja mbet e njëjtë, por, sipas tij, ka rënë niveli i kontrabandës edhe pse ende ekziston.