Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 14:14

Edhe pse këtyre ditëve po përjetojmë disa nga ditët më të nxehta të verës, nëse realizohen parashikimet e disa nga meteorologët më me nam në botë, atëherë na pret dimri më i tmerrshëm në histori.

Brenda disa muajve, planeti ynë do të jetë në goditje të vërshimeve të mëdha si pasojë e reshjeve të shumta, ndërsa në disa pjesë të globit do të ketë thatësi të dhe zjarre të mëdhaj.

Prapa kësaj dukurie katastrofale, për fat të keq qëndrojnë disa të dhënashkencore: fajtor është i famshmi “El Ninjo”, një çrregullim klimatik i cili këtë vit do të jetë më ekstrem se kurrë më parë.

Bill Pacert, klimatolog nga NASA, thotë se El Ninjo i sivjetmë ka të ngjarë të shndërrohet në ‘Godzillë klimatike”, transmeton zeri.info

Nëse realizohen këto parashikime të zeza të meteorologëve dhe gjasat janë të mëdha të realizohen, Britaninë e Madhe do ta godet dimri më i ashpër në histori, Shtetet e Bashkuara do t’i shkatërrojnë stuhitë ekstreme dhe të fuqishme, ndërsa Amerikën e Jugut do ta godasin vërshimet e mëdha si pasojë cikloneve të fuqishëm, derisa e tërë Australia do të digjet nga zjarret.

Por, as kontinenti i Evropës nuk do të shpëtojë nga ky fenomen, pasi do të përballet me temperatura shumë të ulëta dhe reshje të mëdha bore.

El Ninjo është një fenomen meteorologjik i cili paraqitet çdo 7 vite, ndërsa NASA vazhdimisht përcjell temperaturën e detit në Paqësorë, i cili është indikatori kryesor i kësaj dukurie. El Ninjo më i tmerrshëm, ka ndodhur më 1997, ku kishte marrë jetën e 23 mijë personave dhe ka shkaktur dëm prej 45 miliardë dollarë. /Zëri/