Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 15:01

Prishtinë – Demokrcia në Veprim, ka kërkuar që të respektohen parimet e përcaktuara me Rezolutën e Kuvendit e Kosovës për reformën zgjedhore.

“Parimet e kësaj rezolute janë krijimi i më shumë zonave zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë. DnV gjithashtu kërkon që të arrihet sa më shpejt një konsensus në mes të subjekteve politike dhe reforma zgjedhore të kthehet në agjendën parlamentare, ku edhe duhet të përfundohet”,  tha ndër të tjera, Shqipe Pantina nga DnV.

Ndërkaq Ismet Kryeziu ka përmendur rastin e krijimit të komunës së Hasit, duke thënë se kjo është ndërhyrje politike në procesin zgjedhor në Kosovë.

“Gjithashtu, Kosova tani është në fazat fillestare të procesit zgjedhor, prandaj ne konsiderojmë që vendimi i qeverisë për krijimin e komunës së Hasit është ndërhyrje politike në procesin zgjedhor në Kosovë. Krijimi i komunave të reja, ashtu siç parashihet me ligj është i mirëseardhur, por kjo duhet të bëhet jashtë proceseve zgjedhore” tha Kryeziu

Demokracia në Veprim është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale, duke zgjeruar rrjetin me organizata partnere lokale.