Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 12:42

Tetovë – Një tërmet me intensitet prej 3.4 shkallësh është regjistruar në Maqedoninë perëndimore, pas tërmetit të një dite më parë në Kërçovë e Gostivar, i cili ishte me intensitet 4.2 shkallë.

Siç kanë njoftuar nga Opservatoria Seizmologjike në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 1 e 32 minuta pas mesnate, kurse epiqendra e tij ka qenë në rajonin e Tetovës.

Në rajonin e Tetovës tërmeti është ndier me intensitet mes 3 dhe 4 shkallë, kurse në pjesët tjera të Maqedonisë Perëndimore me intesitet më të dobët. Një ditë më parë tërmet prej 4.2 shkallëve sipas Riherit shkatoi panik në rajonin e Kërçovës dhe Gostivarit.