Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 08:05

David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke, sot viziton Kosovën dhe promovon filmin “The Diplomat”, kushtuar karrierës dhe trashëgimisë së babait të tij, njoftoi Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Holbrook paradite do të qëndrojë në Viti, ku pas takimit me kryetarin e Komunës do të vizitojë kompleksin “Richard Holbrooke” dhe ekspozitën kushtuar babait të tij në Galerinë e Arteve të qytetit.

Shfaqja e filmit “The Diplomat” do të bëhet në Kino Lumbardhi në Prizren, me fillim në orën 20:00.