Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 11:25

Besnik Mustafa, djali i kryeministrit Isa Mustafa, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik.

Ai së bashku me 6 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare e mashtrim.

Në këtë seancë dëshminë është duke e dhënë Xhavit Ramshaj, që në këtë proces është edhe i dëmtuar.

Në ndërkohë do të paraqitet edhe Endrit Shala, këshilltari i ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, njofton Klan Kosova.

Kjo çështje ka të bëjë me një rast të vitit 2009 kur rreth 1600 udhëtarë për disa javë kishin mbetur në aeroportin e Prishtinës pa mundur të udhëtojnë për në Gjermani.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë për rastin në fjalë, kurse prokuror është Ali Rexha.