Lajme Shqip Friday, 07 June 2013 09:36

Bruksel – Në Bruksel vazhdon dita e tretë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me planin e zbatimit të Marrveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 19 prill. Siç raportohet, temë kryesore është zgjidhja e çështjes së policisë dhe të gjyqësisë në kuadër të asociacionit të ardhshëm të komunave serbe – të paraparë me marrëveshje.

Bisedimet pritet të përfshijnë edhe çështjet e energjisë dhe të telekomunikacionit.
Ato janë zhvilluar edhe gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel, por palët nuk kanë dhënë deklarata për mediat.
Afati i fundit për gjetjen e zgjidhjeve për këto çështje, sipas planit të zbatimit, është 16 qershori.