Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 15:00

Prishtinë-Me rastin e ditës botërore të autizmit po shënohen aktivitete të shumta edhe në Kosovë.

Si për ekspertë botëror ashtu dhe vendorë ende nuk është përcaktuar se çka është saktësisht autizimi, sëmundje apo gjendje shpirtërore e një individi tha, kryetari i Organizatës joqeveritare të jëmijëve me Autizem, Cen Krasniqi.

Me qellim që edhe  këta fëmijë të jenë të barabartë në shoqëri, jemi organizuar  një grup i prindërve që kemi fëmijët më autizem dhe po punojmë për t’iu dalë në ndihmë këtyre personave.

“Ata kanë nevojë shumë posaçërisht me një punë të mirëfilltë me ta ata mund të avancohen mund të përparojnë mund të inkuadrohen edhe mund të jenë pjesë shumë frytë dhënëse e shoqërisë. Por në të njëjtën kohë nëse nuk punohet ata mund të jenë barrë dhe problem si për familje ashtu dhe për shoqëri”-thotë ai.

Një ndër aktivitetet që do të mbahen sot është edhe parakalimi i fëmijëve më autizëm në Prishtinë. Në Kosovë, janë të evidentuar 30 deri 40 fëmijë me autizëm. (LajmeShqip.com)