Lajme Shqip Sunday, 06 September 2015 20:31

Ish-drejtoresha e PTK-së, e cila ishte e kërkuar nga Interpoli dhe e dënuar në mungesë për shpërdorim të detyrës zyrtare, Leme Xhema ka arritur në Fushë Kosovë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Medvegjë.

Leme Xhema e cila është kandidate për këshilltare komunale ka kërkuar votën e banorëve të Medvegjës, të cilët aktualisht jetojnë në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 13 shtator në Medvegjë

Ajo në një deklaratë për mediat është shprehur se tani nuk e ka asnjë problem me drejtësinë dhe ajo çfarë i ka ndodhur asaj mund t’i ndodhte çdokujt.