Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 12:51

Tiranë – Zjarrfikësit bënë të mundur të evitonin përhapjen e flakëve në dy punishte druri, që ndodheshin pranë fabrikës së plasmasit.

Punishtet që ndodhen në krahun e djathtë të fabrikës po mbahen nën kotroll nga zjarrëfikësit që të mos preken nga zjarri. Gjithashtu është stakuar rryma elektrike në të gjithë zonën për të evituar përhapjen e flakëve. Për të ndihmuar për shuarjen e zjarrit janë nisur edhe zjarrëfikëse nga Durrësi drejt Tiranës. Policia ka deklaruar se nuk ka mundësi për përhapjen e zjarrit, pasi vatra e tij është vënë nën kontroll.

Drejtori i Zjarrëfikseve, Haki Hoxha, ka deklaruar se zjarri në fabrikën e plastmasit, në zonën e Shkozës, është drejt shuarjes.

“Me mjetet që kemi dhe mjetet e tjera që na ndihmojnë për sjelljen e ujit, zjarri është drejt përfundimit. Rëndësi ka që, zjarri nuk mori përmasa të tjera”, deklaroi ai.

Situata vijon të jetë nën kontroll, zjarrëfikësit janë të shumtë dhe janë duke u munduar të evitojnë përhapjen e zjarrit.

********************************************

Tiranë – Një fabrikë plasmasi në zonën e Poligrafikut në kryeqytet është përfshirë paraditen e sotme nga flakë të mëdha zjarri.

Në vëndngjarje kanë mbërritur forca të shumta te policisë dhe forca zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e punëtorëve të kësaj fabrike si dhe i kanë lokalizuar flakët e zjarrit.

Akoma janë të paqarta shkaqet e zjarrit në këtë fabrikë, i cili mendohet të ketë shkaktuar vetëm dëme materiale.