Lajme Shqip Tuesday, 20 November 2012 11:58

Mitrovicë – Tri automjete private, janë djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me substanca ndezëse, transmeton ndërkohë KTV njoftimin e policisë.

Në njoftim po ashtu thuhet se dy vetura janë  djegur në Mitrovicë, ndërsa një tjetër në Zveçan.“Njësitë policore, të cilat kanë reaguar në vendngjarje, kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar, me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë derivat i naftës, benzinë, u kanë vënë zjarrin automjeteve. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftim..

Policia e Kosovës i ka regjistruar rastet si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.(LajmeShqip.com)