Lajme Shqip Tuesday, 07 August 2012 16:51

Ersekë – Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar që prej mëngjesit të sotëm në Malin e Kuq dhe në malin e Kozelit, në zonën e Korcës. Zjarri është aktivizuar në tokën shqiptare, pranë kufirit me shtetin grek dhe vijon prej disa oresh me permasa te medha.

Si pasojë e flakëve, të cilat favorizohen nga era e fortë, deri tani janë djegur rreth 100 ha me pisha. Kanë qenë punonjësit e shërbimit pyjor si dhe atë të komunës Mollaj, të cilët u perpoqen te paret për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Drejtori i shërbimit pyjor në Korcë, Erjon Haruni ka deklaruar se është kërkuar ndihma e Ministrisë së Brendshme dhe të Mjedisit, si dhe nga shteti grek.

Kryetari i komunës Mollaj, Artur Nazarko, tha se “punonjësit e Shërbimit Pyjor kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit me vegla dore e mjete rrethanore, ndërsa për të ndaluar përhapjen e flakëve përtej malit të Kodhelit kanë hapur kanale”. Sipas tij, është vënë në dijeni Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave si dhe Ministria e Brendshme për të bërë të mundur ndërhyrjen nga ajri për të shuar flakët e zjarrit.

Problemi tjetër i madh përvec zjarrit është krijuar sepse nga nxhetësia dhe flakët ka nisur plasja e fishekëve, për shkak të prezencës së tyre dhe të predhave të mbetura në këtë zonë nga lufta italo-greke. Kjo po shton dhe rrezikun për jetën e punonjësve. 

Sipas burimeve zyrtare zjarri dyshohet i vendosur qëllimisht nga banorët e zonës për hapjen e kullotave. (LajmeShqip.com)